Xhafaj dhe Rama ne pike te hallit! Deshmitari X i ‘gropos’: Unë jam njeri i drejtë, hallexhi. Kush na i bëri përgjimet e di…

Uncategorized

Albert Veliu, 51 vjeç, i cili momentalisht është i papunë dhe thotë se jeton me rrogën e djalit, ka vijuar me dëshminë e tij në lidhje me bisedat që ka bërë me Agron Xhafën, pasi ka dalë nga burgu dhe i ka kërkuar të riaktivizohet.
Sa i takon audiopërgjimit, ai tregon se gjithçka është reale, por nuk di se kush mund ta ketë regjistruar bisedën mes tyre.

Alberti tregon:

Ai është biznesmen dhe komandonte Vlorën. Me këtë punë është marrë tërë kohën. Mua më tha bujrum, merre këtë çantë, hidhe matanë.
Ça kanë në plan, le ta bëjnë. Unë jam njeri i drejtë.

Ku doli emri im? Nga e mësuan këta?

Shefi i Krimeve i shkoi djalit në punë 30 min pasi doli përgjimi.

Siç ua bën të tjerëve, do e pësosh. Çoje ku të duash, ai zë është.

Agronin e kanë përgjuar të tjerët. Nga ka ardh kjo, ky përgjim, e gjen Agroni.

Ça lidhje ka emri im në këtë mes? Unë s’e mohoj që e kam bërë atë bisedë, siç kam bërë edhe gjëra të tjera reale. Ku është përgjuar zotëria, unë s’di gjë. Unë s’jam shtet të përgjoj. Unë jam hallexhi. Ato i di ai që merret me shtet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *