Xhafaj: Jemi sulmuar familjarisht shumë, ja kush e mori vendimin që Agroni të dorëzohet në Itali

Uncategorized

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa shfaqej tejet i prekur nga akuzat që kanë rënduar ndaj tij dhe vëllait, Agron Xhafaj, solli në vëmendje vuajtët që i kanë shkaktuar familjarëve të tij këto lajme.

Xhafaj tha se vendimin që mori sot vëllai i tij për t’u dorëzuar tek autoritetet italiane, ishte tërësisht zgjedhje e Agron Xhafajt. Mes të tjerash ai pohoi se sulmet e këtyre ditëve kanë qenë shumë të vështira për nënën dhe familjen e tij.

“Si një vëlla i përgjegjshëm kam që bërë gjithçka që kam pasur në sedër që im vëlla të behej njeri i denjë si familja jonë, si vlerat e familjes tonë. Im vëlla iu kthye normalitetit, mbaroi arsimin e lartë. E ndërtoi jetën e vet bazuar në mund. Nuk i kërkoi asnjëherë vëllait të tij politik asnjë favor. Sot jemi të goditur familjarisht shumë. Sot Agroni ka shkuar në Itali për një dënim që ska lidhje.

Ne do jemi pranë familjarëve, nënës time, gruas se Agronit dhe dy fëmijëve te mitur. Është momenti për të nënvizuar edhe një fakt tjetër. Për ligjin shqiptar në fuqi ndjekja penale që duhet ndjekur për vëllain tim; rrjedhimisht në Shqipëri për asnjë shkak Agron Xhafaj sdo bënte asnjë ditë burg.

Nëse im vëlla do të bënte njohjen e vendimit të tij penal këtu në Shqipëri dhje do të priste ekzekutimin e tij këtu në Shqipëri, ai sdo ta vuante atë, pasi periudha prej 4 vitesh e mbetur për ekzekutim është e një afati 5-vjeçar. Se nxita as atëherë dhe as sot që ai ta kryente këtë akt. Ishte zgjedhja e tij dhe e vlerësoi shumë gjestin e tij. Ai sma dha mundësinë që të provoja Fatmir Xhafjan si ministër kur do të kërkohej zbatimi i dënimit.

A është i mundur të më tregojë mua se cilën linjë kam shkelur sot si ministër i Brendshëm? Çfarë se kamë bërë detyrën si ministër i brendshëm? Kasta e politikes së baltës nuk di të bëjë gjë tjetër veç me ça merret motra, babai. Dëgjoj tju kthej një përgjigje miqve të mi. Mos prisni që të merrem me bashkëshortet, vëllezërit e disa këtyre të pacipëve që më kanë sulmuar mua këto ditë. Do ju zhgënjej për këtë gjë. Nuk e kam bërë në asnjë ditë që jam në politikë. Edhe pse nuk janë ata të parët që e kanë thënë; mos i bëj tjetrit atë që sdo dëshiroje ta bënin ty”, tha Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *