Zbulohet arsyeja pse ‘katnari’ Bes Kallaku dashuron domatet

Uncategorized

Aktori i humorit Bes Kallaku e ka shprehur gjithmonë që domatja është ushqimi i tij i preferuar.

I ftuar në shtëpinë e Arjola Shehut, si pjesë e emisionit “Për drekë me mua”, Bes Kallaku vuri re se në tavolinë mungonte perimja më e dashur për të, domatja.

Moderatorja i solli më pas një enë plot me domate në tavolinë duke shtuar:

“Domatja është jeta ime, më ka thënë njëherë Besi”.

Më pas Kallaku vijoi duke shpjeguar arsyen pse ai i konsumon kaq shumë domatet:

“Mami im më tha para ca kohësh që kur ishte shtatzënë me mua, hante vetëm domate. I kam pëlqyer domatet ende pa dalë në dritë të diellit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *