Zbulohet origjina e vërtetë e Aleksandër Frangaj, se besoni jga eshte pronari i Tv Klan

Uncategorized

Në emisionin e sotëm të “Zonë e Lirë” kanë qenë të ftuar aktorët e shfaqjes “Lufta dhe paqja…pa pilaf”, e cila do të shfaqet në teatrin “Migjeni” më 15 maj.

Teksa ishin diskutuar mbi prejardhjen e regjisorit të shfaqjes, Bruno Shllaku, ky i fundit ka deklaruar se Aleksandër Frangaj është kushuriri i gruas së tij dhe se ai është një shqiptar nga Mali i Zi.

Kjo deklaratë ka hapur menjëherë diskutime në studio dhe Çani ka marrë vet në telefon live gjatë emisionit Aleksandër Frangajn, për ta pyetur nëse është e vërtetë që ai është me origjinë nga Mali i Zi.

“Sandër dy pyetje kam: E para më tha Bruno që të ka kushuri nga gruaja dhe e dyta sapo morëm vesh që je me origjinë nga Mali i Zi, a është e vërtetë kjo?”, e ka pyetur Çani Frangajn.

Frangaj ka pohuar se e ka kushuri gruan e Brunos, por ka rrëfyer se ai nuk është me origjinë nga Mali i Zi. “Jo jo e ke gabim, unë jam nga Hoti”, ka deklaruar Frangaj teksa ishte në telefon me Çanin. Më vonë u sqarua se gjyshja e Frangaj ishte shqiptare nga Mali i Zi, ndërsa gjyshi i tij nga Hoti dhe ndaj lindi ky konfuzim.

Ndërkohë, vet Çani ka deklaruar se me origjinë nga ana e mamasë është nga Greqia, ndërsa babain e ka shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *