“Zhulsa, qafë pa larë…” Mësuesja e qmendur që rrahu fëmijët me shkop, pezullohet nga detyra (Video)

lajme

Pezullohet nga detyra mësuesja e klasës së II-të shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz, Bashkia Patos, Juliana Dine.

Vendimi është marrë nga Drejtoria Arsimore Fier pas video skandalit ku mësuesja qëllonte me shpullë dhe shkop fëmijët e klasës së dytë, të moshës 7 dhe 8 vjeç.

Madje, ajo ushtronte edhe dhunë psikologjike, duke i quajtur të miturit zhulsa, të palarë, të këqij etj. Pas dhunës, mësuesja i mësonte fëmijët që mos të tregojnë në shtëpi se çfarë ndodh në klasë.

“Ne shprehim indinjatën tonë institucionale për gjuhën e përdorur nga mësuesja në komunikim me nxënësit dhe me prindërit e nxënësit. Ky qëndrim pavarësisht, se ne mendojmë që është një rast i izoluar, është i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me punën e madhe që bëhet çdo ditë nga mësuesit dhe drejtuesit e përgjegjshëm në institucionet tona arsimore dhe nga të gjithë institucionet përgjegjëse për arsimin”, thuhet në deklaratën e DAR Fier.

DEKLARATA E PLOTË:

DAR Fier, nëpërmjet emisionit investigativ Fiks Fare, u informua mbi qëndrimin e mësueses se klasës II-të shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz, Bashkia Patos, Juliana Dine.

Ne shprehim indinjatën tonë institucionale për gjuhën e përdorur nga mësuesja në komunikim me nxënësit dhe me prindërit e nxënësit. Ky qëndrim pavarësisht, se ne mendojmë që është një rast i izoluar, është i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me punën e madhe që bëhet çdo ditë nga mësuesit dhe drejtuesit e përgjegjshëm në institucionet tona arsimore dhe nga të gjithë institucionet përgjegjëse për arsimin.

Drejtoria e shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz, referuar akteve ligjore dhe nënligjore ne fuqi, ka marrë sot masën disiplinore “pezullim nga detyra” dhe fillimin e procedurave disiplinore për largimin nga puna për mësuesen Juliana Dine.

Gjithashtu DAR Fier ka urdhëruar monitorim të plotë të punës menaxhuese dhe mësimore në këtë institucion arsimor. Po kështu kemi dërguar një grup të shërbimit psiko -social për të trajtuar dhe ndjekur nga afër gjendjen psiko-sociale të çdo nxënësi të kësaj klase.

DAR Fier falenderon emision investigativ ‘Fiks Fare’ për denoncimin e këtij rasti dhe çdo fenomeni tjetër dhune psikologjike apo fizike ndaj nxënësve, duke dhënë një kontribut të çmuar për të krijuar tek stafet pedagogjike një frymë dhe mendësi pune, kulture dhe respekti për çdo nxënës e prindër.

Ju bëj thirrje të përsëritur, drejtorëve të shkollave, shërbimit psiko -social, mësuesve të Qarkut Fier, të tregojnë profesionalizëm, shërbim arsimor korrekt ndaj nxënësve dhe qëndrim qytetar ndaj prindërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *